Krejt me ni ven
Krejt çka të duhet, në një vend. Gjej produkte, mjeshtër, oferta udhëtimi, evente dhe aktivitete rreth teje, më shpejt dhe më lehtë.
Provo KrejtinPartneri yt inteligjent për të gjetur atë që kërkon
Krejt në një vend, një përvojë e vetme
Krejt mbledh dhe organizon informacione nga dyqane, agjenci udhëtimi, mjeshtër profesionistë, organizatorë eventesh dhe aktivitetesh dhe burime të tjera online, duke krijuar një hapësirë të vetme me një përvojë të njëjtë përdoruesi ku mund të zbuloni, krahasoni dhe gjeni atë që ju nevojitet.
Mjeshtër të verifikuar
Çdo mjeshtër që gjen në Krejt kalon nëpër një verifikim personal nga ne, në telefonatë të drejtpërdrejtë: konfirmojmë kontaktin, çka ofron dhe në cilën lokacion punon. Aktualisht kemi rreth 300 mjeshtër në sistem, nga të cilët mbi 100 tashmë të verifikuar, dhe po vazhdojmë çdo ditë me pjesën tjetër.

Historiku i çmimeve në një shikim
Krejt ju tregon si ka ndryshuar çmimi i një produkti me kalimin e kohës, duke ju ndihmuar të kuptoni nëse është momenti i duhur për të blerë. Aktualisht mbulojmë mbi 5.000 laptopë, mbi 6.000 monitorë dhe mbi 4.000 kompjuterë, të gjithë me histori të plotë çmimesh. Historia e disa produkteve daton që nga dhjetor 2025.

Krejt ofertat e udhëtimeve!
Krejt mbledh ofertat e udhëtimeve nga agjenci të ndryshme turistike në një vend të vetëm, që t'i shikosh, krahasosh dhe zgjedhësh paketën që të përshtatet, pa u dashur të kërkosh nëpër shumë faqe apo agjenci veç e veç.
Eventet dhe aktivitetet rreth teje!
Krejt të tregon eventet dhe aktivitetet që ndodhin rreth teje, në një vend të vetëm, që të mos humbësh asnjë përvojë në qytetin tënd, apo në atë që e viziton ose të intereson.
Si e përdorin njerëzit Krejtin
Krahaso çmimet
Kërko produkte teknologjike nga dhjetëra dyqane, shiko sa kushton i njëjti produkt në dyqane të tjera, kontrollo historikun e çmimeve dhe gjej ofertën më të mirë pa u dashur të hapësh çdo faqe veç e veç.
Gjej mjeshtër
Kërko hidraulikë, elektricistë, bojaxhinj e mjeshtër të tjerë pranë teje, dhe krahaso ofertat për të gjetur më të mirën. Mjeshtërit e verifikuar janë kontaktuar personalisht nga ne në telefon.
Planifiko udhëtime, evente e aktivitete
Shfleto oferta udhëtimi, aktivitete dhe evente rreth teje, dhe pyet asistentin AI për të gjetur atë që përshtatet më mirë me ty.
Krejti synon të zgjerohet më tutje
Çdo ditë Krejti shton dyqane, mjeshtër, agjenci udhëtimi dhe organizatorë të rinj, dhe planifikon kategori të reja. Qëllimi i Krejtit është të bëhet një ndihmës i yti për nevoja të ndryshme. Së shpejti edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Dëshiron të mësosh më shumë?
Këto janë përgjigjet e disa pyetjeve të shpeshta.